Futboll Sport

LËVIZJE SURPRIZË E IKARDIT/ Ish-kapiteni i Interit pranon transferimin te skuadra e…

Bisedimet janë në hapat e parë, por mesa duket ato duket se do të kenë një fund të lumtur, duke qenë se askush nuk duket më shumë i interesuar për Mauro Ikardin.

Ish-sulmuesi dhe kapiteni i Interit është nxjerrë jashtë skuadre nga trajneri i PSG-së, prandaj për të mos bërë një figurë të shëmtuar, ai ka vendosur që të gjejë një tjetër sistemim dhe të rinisë të luajë, për të kërkuar sërish rikthimin në nivelet e larta.

Pasditen e djeshme, bashkëshortja-menaxhere, Vanda Nara, i ka dhënë aprovimin klubit të rëndësishëm turk, Gallatasarajit, për një akord 1-vjeçar, me të drejtë rinovimi edhe për 3 sezone të tjerë.

Edhe PSG-ja e ka pranuar idenë që fillimisht ta huazojë dhe më pas të shpresojë se verën e ardhshme klubi nga Stambolli, apo dikush tjetër do të jetë gati që të paguajë disa miliona për Ikardin.

Edhe pse palët kanë ende për të saktësuar detajet e rrogës, pritet që marrëveshja me Gallatën të përfundojë me sukses.

Related posts

NUK MBAROJNË PROBLEMET PËR IKONËN E FUTBOLLIT/ Maradona merr “goditje” të hidhur, paditet nga dy vajzat e tij

Delo.autor

TRIUMFI NDAJ BEITAR/ Martini: E nisëm siç e dëshironim, ju tregoj “çelësin” e suksesit…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Irlandë-Gjermani. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment