Futboll Sport

“DRIDHET” INTERI/ Klubi europian deklarata të forta për titullarin e rëndësishëm zikaltër: Do ta marrim me parametra zero

Milan Skriniar ishte emri më i përfolur i merkatos në dalje për Interin ku PSG-ja ishte shumë pranë transferimit të tij.

SKRINIAR

Sipas asaj që raporton prestigjiozja franceze, “L’Equipe”, drejtuesit zikaltër kanë refuzuar çdo lloj oferte që ka mbërritur nga parizienët në drejtim të sllovakut, gjë që ka bërë presidentin e PSG-së, Naser Al-Khelaifi të irritohej së tepërmi për këtë situatë të krijuar.

Sipas “L’Equipe” thuhet se bosi i PSG-së u ka thënë drejtuesve të Interit se Skriniarin do ta marrë sezonin e ardhshëm me parametra zero, duke parë se kontrata e 27-vjeçarit i skadon më 30 qershor 2023.

 

 

Aktualisht, Milan Skriniar ka hyrë në sezonin e tij të 6-të me fanellën zikaltër, teksa në këtë sezon në Serinë A deri më tani është aktivizuar në total në 2 ndeshje duke mos shënuar dhe asistojë dot.

Related posts

“VERA NUK KA IKUR AKOMA”/ Për ish bashkëshorten e Valon Behramit, është ende shumë nxehtë

Isa.Autor

DËSHMON SE ËSHTË MBROJTËS FANTASTIK/ Ish-ylli i Manchester Cityt shpëton familjen e tij nga…

Delo.autor

KA NDRYDHUR KEQ KAVILJEN/ Super mesfushori i Juves “alarmon” Allegrin

Isa.Autor

Leave a Comment