Futboll Sport

ZYRTARE/ Afrimi i 10-të në merkato, te Bylisi vjen një fantazist brazilian

Rikthimi në Superiore ka rezultuar i mbarë për Bylisin, ku në strat mori një fitore të pastër 2-0 ndaj Kastriotit.

ESKUERDINJA

Përveç punës me ekipin, drejtuesit vijojnë përforcimin e grupit me lojtarë të tjerë, duke bërë që stafi teknik të ketë sa më shumë alternativa.

Ballshiotët duket se janë të dashuruar me brazilianët dhe dje presidenti Besnik Kapllanaj ka zyrtarizuar një mesfushor fantazist, ose siç quhet ndryshe, “dhjetëshi” i skuadrës.

 

 

Pikërisht bëhet fjalë për Sandro Pereira da Silva, i njohur me epitetin Eskuerdinja.

Pasi bënë të vetin para pak javësh mesfushorin Souza, dje në Ballsh ka zbarkuar 31-vjeçari Eskuerdinja, që ka nisur menjëherë punën nën urdhrat e trajnerit Arjan Bellai, duke u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.

Ndërsa tashmë mbetet për t’u parë gjendja e tij fizike dhe për të qenë gati për transfertën e parë të këtij sezoni, atë me Teutën në Durrës.

Braziliani është një lojtar me të dhëna shumë të mira, siç raportojnë në klub, teksa ai ka qenë më parë pjesë e skuadrës së njohur Botafogo.

MERKATO E HAPUR – Bylisi ka afruar deri tani 10futbollistë të rinj, dhe i fundit ishte braziliani Eskuerdinja.

Por ballshiotët nuk mjaftohen me kaq, pasi mësohet se merkatoja do të jetë e hapur deri në limite.

Burime pranë klubit kanë bërë me dije përgazetën se priten edhe dy lojtarë cilësorë.

Bëhet fjalë për një portier dhe një qendërsulmues.

Me plotësimine këtyre dy piketave, Bylisi do të konsiderohej “top” për sezonin e ri në Superiore.

Related posts

UEFA kërcënon PSG, rrezikon përjashtimin nga Champions League

Q.Autor

MBI TË ARDHMEN E YLLIT FRANCEZ/ Inda: PSG do t’i ofrojë 225 milionë euro Mbappe-së për të refuzuar…

Delo.autor

AI ËSHTË I PREFERUARI I SHUMË TIFOZËVE/ Lei Kraja: Ju tregoj futbollistin që më “tërbon” si mashkull (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment