Futboll Sport

MERKATO PRITET TË NDIZET SËRISH/ Mbape do të jetë futbollist i lirë në vitin…

Trekëndëshi Paris-Madrid-Mbappe ishte një nga telenovelat më të përfolura në këtë merkato vere. Nuk ishte një negociatë si gjithë të tjera, por ishte më shumë se kaq, aq sa në mes u fut edhe politika, u përshi personalisht presidenti Emmanuel Macron.

Mbappe e pa veten mes një luftë të ftohtë në distancë ndërmjet dy presidentëve Al-Khelaifi-Perez, dy personazhe shumë të fuqishme në botën e futbollit, por të pozicionuar në kahet e ndryshme të projektit për krijimin e Superligës.

Kjo telenovele nuk ka përfunduar, thjesht është shtyrë pak në kokë. Për të ndezur edhe një herë ambientin, këtë diskutim, ka menduar L’Equipe: “Opsioni që rinis telenovelën”, shkruan e përditshmja franceze në faqen e parë teksa ka zbuluar një detaj shumë interesat nga kontrata që Mbappe rinovojë me PSG.

 

 

Gjithnjë sipas L’Equipe: Mbappe nuk ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi për një tjetër vit në favor të klubit. Në realitet, sulmuesi francez ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, por opsioni për një tjetër vit është në favorin e tij, pra në 2025 Mbappe mund të zgjedh lirisht se ku do të vijojë karrierën e tij, sërish si një lojtar i lirë.

PSG insistojë deri në fund për të nënshkruar një kontratë më të gjatë me Mbappe, por lojtari më sa duket ka një tjetër projekt në mendjen e tij.

lequipe-279x350

Related posts

NGA HAZARD TEK NYMAR E MBAPPE/ Perez zbulon sekretet e merkatos: Ja e vërteta me Sergio Ramos

Delo.autor

TËRMETI TRAGJIK/ Partizani viziton Thumanën, ndihma për të dëmtuarit (FOTO)

Delo.autor

KOVAC OPTIMIST: Nuk e mendoj humbjen ndaj Dortmundit, kthehemi në rrugën e suksesit

Isa.Autor

Leave a Comment