Futboll Sport

“BOMBA” E MERKATOS/ Presidenti i Federatës bën deklaratën e bujshme: Duam Cristiano Ronaldon në kampionatin tonë!

Me merkaton e verës të përfunduar, Kristiano Ronaldo do të qëndrojë të paktën deri në muajin janar te Mançester Junajtid.

Së fundmi, për 5 herë fituesin e “Topit të Artë”, në skenë ka dalë hapur pista e Arabisë Saudite, ku presidenti i Federatës të këtyre të fundit, Jaser Al-Misehal ka lëshuar “bombën” e merkatos teksa në një intervistë me mediat lokale ka deklaruar se dëshirojnë të shohin Kristiano Ronaldon në kampionatin e tyre të futbollit:

“Sot nuk është e mundur sepse dritarja e transferimeve është e mbyllur, por duam të shohim një futbollist si Kristiano Ronaldo në kampionatin tonë në Arabinë Saudite.

Do të ishte diçka pozitive dhe një lajm i mirë për të gjithë. Jam i sigurt që të gjithë i njohin sukseset dhe rekordet e Kristiano Ronaldos dhe është një model edhe si futbollist.”, përfundoi presidenti i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite, Jaser Al-Misehal.

Aktualisht, Kristiano Ronaldo është aktivizuar në total në Premier Ligë me fanellën e Mançester Junajtid në gjashtë ndeshje, por pa mundur dot të shënojë dhe asistojë.

Related posts

STATISTIKAT/ Ndeshja e tretë titullar në 9 ditë, ja sa vrapon Ibrahimovic mesatarisht

Delo.autor

FORMULA 1/ Versttapen: Në sytë e Lewis pashë respekt, do të ishte mëkat nëse…

Delo.autor

KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Armand Duka: Shqipëria një nga shtetet ku duhet të rinisë më parë futbolli

Delo.autor

Leave a Comment