Futboll Sport

VIDEOLAJM/ Mundësi çeçen ngre flamurin SHQIPTAR në Beograd

Mundësi çeçen me pasaportë shqiptare, Zelimkhan Abakarov, ka fituar medalje të artë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes që zhvillohet në Beograd.

Në përballjen me amerikanin Tomas Gilman, Abakarov arriti të dominonte sfidën, duke fituar kështu dhe finalen pas dy sfidave të djeshme.

Kështu Abakarov bëhet mundësi i parë në histori që shpallet kampion bote për Shqipërinë.

“Shkruhet historia ne Beograd,fitore teper dominuese nga luftetari Zelimkhan Abakarov.

Mundesi kuq e zi e nderoi popullin tone duke fituar medaljen e pare te arte ne kampionatin boteror te mundjes.

Ai mposhti amerikanin Gilman Thomas (medalist dhe kampion bote).

Nje performance teper e sakte,teper emocionuese dhe gjithcka teper e miremenduar nga sportisti jone”, shkruan Federata Shqiptare e Mundjes.

VIDEO

Related posts

Fernando Hierro: Nuk do të luajmë 11 kundër 11, por ndaj një stadiumi të tërë

Sadik.Autor

INTERI MENDON PËR PASUESIN E HANDANOVIÇ/ Pëlqehet portieri i skuadrës së madhe në Serinë A

F.autor

“FERR” PËR PORTUGALINË/ Në 1/8 rrezikojnë Belgjikën ose Holandën. Në telashe edhe Spanja. KOMBINIMET

Delo.autor

Leave a Comment