Futboll Sport

SUPERSFIDA NDAJ NAPOLIT/ Kjaer: Milani nuk i druhet asnjë rivali, sonte kuptojmë ku jemi

Simon Kjaer nuk ka ndërmend të dorëzohet. Edhe pse karta identitetit tregon 34 vite. Danezi me pasionin e pamat për futbollin ka dhënë një intervistë për “Aftonbladet”, dhe nuk ka ngurruar të komentojë edhe aspekte të tjera të jetës si profesionist i topit.

Si është fiziku juaj në këto momente?

Forma është në rritje dhe vazhdoj të punoj. Një javë më parë luajta në stadiumin ku u dëmtova. Përpara ndeshjes rikujtova dëmtimin, por pasi hyra në fushë harrova çdo gjë dhe u kthye në një fushë si gjithë të tjerat.

Patët vështirësi gjatë ndalesës prej dëmtimit?

Ishte një rrugëtim interesant nga pikëpamja mendore. Gjatë atyre ditëve pata mundësi të përqendrohem në aspekte të tjera të fizikut tim. Mendoj se jam kthyer më i fortë se më parë. Tani në fushë jam gati, por futbolli ka gjithmonë gjëra të cilat nuk parashikohen kurrë.

Çfarë ndryshimesh keni gjetur në ekip para dhe pas dëmtimit?

Skuadra është rritur shumë gjatë mungesës time. Futbolli ynë vendos në vështirësi rivalet. Kjo do të thotë që kemi një sistem funksional pasi edhe ritmin e kemi të lartë. Merita i takojnë grupit dhe trajnerit që na ka dhënë besim të gjithëve.

Me shokët e repartit si ndieheni?

Ata nuk janë konkurrentë. Jemi të bashkuar dhe është trajneri që vendos se cili luan. Kalulu dhe Tomori kanë bërë një rrugëtim fantastik dhe më vjen mirë për secilin prej tyre. Kur Pieri (Kalulu) erdhi në skuadër gjeti një lojë të kolauduar, por diti ta përvetësojë dhe për mua është një lojtar i madh tashmë.

Çfarë prisni nga ndeshja e radhës?

Napoli po luan shkëlqyeshëm në këto javë. Do të jetë një duel i rëndësishëm, por jo vendimtar sepse është shumë herët. Sidoqoftë, nga kjo ndeshje do të kuptojmë se në çfarë pike ka arritur niveli ynë. Sa më shumë pikë të mbledhim përpara Botërorit aq më mirë do të jetë, sepse numri i ndeshjeve do të jetë i madh në një kohë të shkurtër.

I druheni faktit se mund të mbeteni pas në renditje?

Nëse regjistron vështirësi që tani nuk përmirësohesh dot në stërvitje, sepse nuk do të ketë kohë. Napolit duhet t’i tregojmë se në “San Siro” bëjmë gjithçka për të fituar përpara tifozëve tanë. Nuk do të jetë e lehtë, por duhet të sillemi si Milani.

Related posts

NIS FAZËN PËRGATITORE ME INTER/ Ja parimet e Antonio Contes që dëshiron me ekipin

Delo.autor

HUMBJA E SHTATË NË KAMPIONAT/ Klubi i Serie A merr vendimin drastik, Shkarkohet trajneri italian…

Delo.autor

MIQËSORJA E YJEVE/ Kombëtarja nuk ia del, Italia shkon në finale pas triumfit me penallti

Delo.autor

Leave a Comment