Futboll Sport

“TE ÇELËSI ËSHTË MË E VËSHTIRË SE…”/ Broja: Nuk ndjej presion, kam luajtur futboll që 3 vjeç

Shqipëria do të luajë në transfertë përballë Izraelit, sfidë e vlefshme për Ligën e Kombeve. në konferencën për shtyp, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, u shpreh se skuadra do të japë maksimumin dhe do të hyjë në fushë vetëm për tre pikët.

“Mendimi im se këto dy ndeshje janë të rëndësishme dhe duhet fitorja dhe tre pikët në të dyja ndeshjet. Trajneri e bën ekipin edhe në stërvitje po bëjmë disa skema për të fituar ndeshjen. Vetëm fitoren kemi në mendje dhe shpresojmë t’i marrim tre pikët. Më e rëndësishmja është fitorja.

Se di të shohim. Atë e bën trajneri. Nëse më fut do të jap maksimumin dhe shpresoj me tre pikë.

E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë. Kur luajtëm në Tiranë na kanë mundur 1-2, por na duhet fitorja. Shpresojmë të luajmë mirë.

Për mua nuk ka shumë presion, sepse po luaj futboll. Kam luajtur futboll që 3 vjeç. Nuk kam emocione. Luaj për qejf, për fitore dhe për të ndihmuar ekipin. Nuk ka fare presion.

Gjithmonë jam në formë. Bëj stërvitje çdo ditë. E dimë që është më e vështirë të hysh te ekipi i Çelsit se sa të luash te Sauthemptoni. Bëj stërvitje për çdo ditë edhe këtu në Shqipëri. Fizikisht jam mirë”, u shpreh Broja.

Related posts

ASSIST PERFEKT I DE BRUYNE/ City vendos superioritetin (VIDEO)

F.autor

NGA TRAJNERI TEK KAPITENI/ Sa shumë mëngjarashë, zbuloni ekipin “sallaks” të Kategorisë Superiore

Delo.autor

TRIUMFON ME GOLEADË NË KAMPIONATIN SLLOVEN/ Endri Çekiçi shënon super gol nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment