Futboll Sport

KOMISIONI I DISIPLINËS MERR VENDIMIN/ Trabzonspor pezullohet nga UEFA, ja shkaku kryesor

Të dy mendonin se me këtë klub do të luanin rregullisht në Europë, por kështu nuk e mendon UEFA, e cila ka mbetur e pakënaqur nga mënyra se si Trabzonspor ka trajtuar marrëveshjen që ka firmosur me ndërkombëtarët për të rregulluar bilancet tre vite më parë. Meqenëse nuk ka përmbushur kërkesat e UEFA-s, atëherë kjo e fundit sot e ka dënuar klubin me përjashtimin nga turnetë europianë.

Organet që kontrollojnë situatën financiare të klubit kanë çuar çështjen në Komisionin e Disiplinës dhe ky i fundit ka vendosur që Trabzonspor të dënohet me përjashtimin nga Europa në një nga sezonet 2020-2021 apo 2021-2022, nëse skuadra arrin të kualifikohet. Megjithatë, sanksioni do të pezullohej nëse klubi do të vërtetonte deri më 15 tetor se kishte përmbushur kushtet që i ishin vënë, për të ristrukturuar borxhin që ka ndaj palëve të treta duke zbatuar rregulloret e reja të monitorimit financiar.

Nëse klubi nuk do të përmbushte kërkesën në kohë, atëherë përtej pezullimit, do t’i hiqeshin edhe 50% e të ardhurave nga pjesëmarrja në Ligën e Europës për sezonin 2019-2020, ku klubi turk fillon rrugëtimin që nga turi i tretë kualifikues.

Related posts

Ozil jashtë formacionit, ja si do luajë Gjermania në Rusi

Sadik.Autor

Pas kualifikimit, UEFA jep lajmin e keq për Juventusin

Q.Autor

Milan dhe Inter, është menjëherë një derbi në merkato për mesfushorin

Sadik.Autor

Leave a Comment