Futboll Sport

JUVENTUSI KËRKON TË PËRFORCOHET/ Sulmuesi i Çelsit dhe ish-i i Barcelonës në “radarët” e bardhezinjve

Juventusi po has shumë vështirësi dhe klubi kërkon që të përforcojë skuadrën, në mënyrë që të jetë në lojë ende për tituj këtë sezon.

Duke parë që merkatoja e verës është mbyllur, “Zonja” do tentojë të afrojë një sulmues që të mbështesë nga krahët Vlahoviç dhe Milik.

I pari është sulmuesi i Çelsit, Kristian Pulisiç. “Kapiten Amerika” nuk po kalon momentin e tij më të mirë me “Blutë” dhe u shpreh i zhgënjyer në fund të sezonit që klubi nuk e transferoi. Kështu ai do të kërkojë në janar për një opsion tjetër dhe Torino duket si destinacioni i duhur.

 

 

pulisic

I dyti në listë është ish-sulmuesi i Barcelonës, Adama Traore. Spanjolli nuk kaloi huazimin që priste te katalanasit dhe kështu është kthyer sërish te Ullvërhemptoni, por nuk ndodhet më në formën që ishte dikur. Gjithsesi, një kalim te bardhezinjtë në Serinë A do të ishte ajo që Traore do të pëlqente.

TRAORE

Related posts

E BUJSHME/ ROMA pranë firmës me kampionin e botës, i ndan vetëm një detaj për…

Isa.Autor

PAS FITORS NË DERBI NAJ MILAN/ Javier Zanetti në delir: Komplimente, ndeshje e madhe. Forca Inter (FOTO)

Delo.autor

“OSE KËTË VERË, OSE…”/ Neymar dhe premtimi që e bindi të mos shkonte te Reali

Delo.autor

Leave a Comment