Breaking News Futboll Sport

GAFA! Shqipëria e Rejës humbet në Izrael dhe dështon në Ligën e Kombeve

Shqipëria nuk ka arritur të dalë me rezultat pozitiv nga “Tel Aviv” ndaj Izraelit.

Rasti ynë më i mirë ishte në minutat e para të lojës ku Broja përfitoi me dinakërinë e tij prej sulmuesi dhe i rrëmbeu topin kundërshtarit brenda zonës, por goditje e tij përballë portës ishte shumë e dobët dhe pak kërcënuese për portierin e izraelit.

Më pas skuadra vendase, ka tentuar disa herë për të kërcënuar portën e Strakoshës, ku rastet dhe goditjet kanë qenë tepër të rrezikshme.

Pjesa e dytë ka nisur menjëherë në favorin e Izraelit, kun ë minutën e 46-të, Hysaj ka gabuar në krahun e djathtë dhe Ëeissman ka shënuar përballë Strakoshës.

Kombëtarja jonë pati disa raste me Brojën dhe Cikalleshin, por pa rezultat.

Shqipëria tashmë me këtë rezultat, e ndodhur në vendin e tretë në grup më 1 pikë, do të zbresë në Ligë e dytë (B) të Nations League.

Related posts

PAS “GODITJEVE” NIS ME LARGIMET/ Qarabag i “ngul” sytë sulmuesit të “Demave”…

Delo.autor

ITALI-SPANJË/ E gjithë Bota me sytë nga super ndeshja, pritet të dhurojë spektakël (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

GJITHMONË I SUKSESSHËM/ WENGER rikthehet në STOL dhe FITON TROFEUN e…

Isa.Autor

Leave a Comment