Futboll Sport

LEO MESSI GATI TË KTHEHET NË “SHEIK”/ Ja paga e majme që i ka ofruar PSG për rinovimin

Leo Messi duket se është ambientuar si duhet në Francë gjatë këtij sezoni, teksa duket në formën më të mirë me skuadrën e PSG.

Messi realizon në mënyrë konstante, dhuron asiste, praktikisht është rikthyer të bëj Messi-n, edhe kjo ka bërë që në Paris duken të dashurohen me të.

Teksa në këtë periudhë është folur për një rikthim të mundshëm në “Camp Nou” në përfundim të këtij sezoni, në Francë duket se kanë një tjetër version.

Sipas Cadena Ser, klubi i PSG dëshiron ta ketë Messin në skuadër minimalisht edhe për sezonin e ri, për këtë arsye i kanë ofruar rinovimin e kontratës me një vit, me opsion rinovimi edhe për një tjetër. Ideja e drejtuesve të PSG është të sigurojnë shërbimet e Messit deri në 2025, kohë kur “pleshti “do të jetë 38 vjeç. Në kontratën e re, sheikët i kanë ofruar sulmuesit argjentinas 30 milionë euro neto në sezon.

Related posts

“Goditja” e radhës për gjyqtarin Chapron, dënohet gjashtë muaj

Q.Autor

MERKATO E VERËS/ Barcelona i “çmendur pas Fabián Ruiz, ja pengesat që duhen kaluar

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Roma firmos me objektivin francez të “kuqezinjve”…

Delo.autor

Leave a Comment