Futboll Seria A Sport

ZBULOHET PRAPASKENA E TRAJNERIT/ “Mentori” i tij rrëfen: Allegri ishte afër stolit të Napolit, përpara se…

Sot Massimiliano Allegri është ndoshta trajneri më i suksesshëm i Juventusit, por vetëm pesë vite më parë, historia mund të ishte kthyer me kokë poshtë. Trajneri aktual bardhezi ishte shumë afër kalimit te Napoli në verën e vitit 2014, përpara ftesës që mori nga Andrea Agnelli.

Kjo u zbulua nga Giovanni Galeone, “mentori” i tij, i intervistuar nga “Radio Kiss Kiss”.  Trajneri i mëparshëm italian tha se Napoli ishte një hap larg bashkimit me Allegrin, përpara se të zgjidhte Rafa Benitez në verën e vitit 2014. Walter Mazzarri sapo e kishte lënë stolin blu dhe Allegri ishte shkarkuar nga Milani. Pastaj, Napoli zgjodhi spanjollin dhe Allegri u emërua te Juve disa javë më vonë, për shkak të dorëheqjes së Antonio Conte.

Allegri ishte afër kalimit te Napoli, përpara ardhjes së Rafa Benitez në vitin 2014. De Laurentiis dhe Allegri u takuan në një restorant në Milano, unë e di, sepse isha atje, me ta”, – konfirmon Giovanni Galeone.

E kaluara i takon të kaluarës, tani Allegri po shkruan historinë me bardhezinjtë. Për të ardhmen e tij, Galeone ka ide të qarta: “Unë e kam thënë prej tri vitesh që Allegri duhet të largohet nga Juventusi, por kjo nuk ka ndodhur. Pra, realiteti tregon sa peshë ka fjala ime…

Related posts

PËRBALLJA NDAJ PSG-SË NË CHAMPIONS/ Barcelona merr një lajm të keq, mungon për sfidën e dyfishtë ylli…

Delo.autor

U la jashtë kombëtares, tifozët belg firmosin peticion për ta rikthyer

Sadik.Autor

PARTIZANI godet sërish/ Të kuqtë fitojnë garën me Laçin për TALENTIN E KOMBËTARES

Isa.Autor

Leave a Comment