Futboll

Atletico për formalitet me Lokomotivën, Borussia kërkon përmbysjen me Salzburgun

E enjtja në Europa League pritet të jetë e luftuar pasi disa prej çifteve i kanë llogaritë e hapura. Atletico e Madridit udhëton drejt Moskës me avantazhin e pastër 3-0 të ndeshjes së parë dhe 90- minutëshi në kryeqytetin rus shihet i kalueshëm.

Një avantazh të konsiderueshëm ka Salzburgu përballë Borussias së Dortmundit, duke qenë se fitoi në “Vestfalen Stadion” 1-2. Megjithatë, gjermanët kanë treguar që janë të paparashikueshëm dhe në kryeqytetin austriak shkojnë me synimin e vetëm për të fituar dhe kualifikuar. Në kampionat trajneri Peter Stoger ruajti disa nga titullarët, me ekipin që fitoi pas 4 ndeshjesh radhazi pa sukses.

Një tjetër skuadër moskovite, që në pamje të parë ka larë duart me kompeticionin, është CSKA, pasi udhëton në Francë për sfidën e kthimit me Lyonin. Francezët kanë fituar ndeshjen e parë 1-0 në kryeqytetin rus dhe një avantazh i tillë është i konsiderueshëm kur bëhet fjalë për ndeshjet me eliminim direkt. Për më tepër që formacioni i Bruno Genesios po kalon një formë të mirë dhe është i karikuar për faktin që finalja luhet në stadiumin e tyre.

Edhe Sportingu i Lisbonës ka një avantazh të mirë ndaj Viktoria Plzen, duke qenë se sfida e parë e luajtur në Portugali ka përfunduar 2-0. Plzen shihet si një “autsider” dhe mundësia për të shkaktuar surprizën është pothuajse zero.

Gjithçka e hapur në Rusi, ku Zeniti pret Leipzigun. Ndeshja e parë e luajtur në Gjermani u mbyll me shifrat 2-1, teksa ai gol i Criscitos 4 minuta përpara fundit la gjithçka të hapur për 90 minutat e kthimit. Fitorja fundit e rusëve është pikërisht në Europa League, me formacionin e Roberto Mancinit që ka marë një sukses, dy barazime dhe një humbje në katër ndeshjet zyrtare për vitin 2018. Leipzigu nuk po kalon një periudhë të mirë, por në transfertën e Europa League ka arritur të fitojë ndaj Napolit 3-1. Lazio do të kërkojë kualifikimin në Ukrainë përballë dinamos së kievit. Barazimi 2-2 i ndeshjes së parë u jep një avantazh të konsiderueshëm vendasve, ndërkohë që bardhekaltrit nuk po kalojnë një moment të mirë pasi nuk fitojnë prej 4 takimesh në të gjitha kompeticionet.

Olimpique Marseille udhëton në tokën baske me avantazhin 3-1 të sfidës së parë, megjithatë tek Athletic Bilbao premtojnë betejë. Bardhekuqtë shpresojnë te faktori fushë, për më tepër që fundjavën e kaluar u rikthyen te fitorja në kampionat.

Ndeshjet:

Lok. Moskes-Atl.Madrid 17:00

Dinamo Kiev-Lazio 19:00

Zenit-Leipzig 19:00

Athletic-Marseille 19:00

Plzen-Sporting Lisbona 19:00

Arsenal-Milan 21:05

Salzburg-Dortmund 21:05

Lyon-CSKA Moskes 21:05

Related posts

E BUJSHME/ Roma jep lajmin e papritur, gati akordin me trajnerin kampion të SERIA A

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Thyhet rekordi 106-vjeçar! Talenti brazilian shkruan historinë, bëhet futbollisti më i ri që…

F.autor

“NA ÇAVE TR*PIN, NUK DËGJON KURRË”/ Ja shkaqet e sherrit tek Partizani mes Lerdas dhe ndihmësit të tij

Delo.autor

Leave a Comment