Futboll Seria A

UDINESE/ Oddo: Pesë fitore radhazi? As Juventus nuk i bën dot

Udinese e Massimo Oddo-s po kalon një moment magjik. Friulanët, në fakt, kanë marrë fitoren e pestë radhazi në kampionat dhe kanë pësuar vetëm një humbje në gjashtë ndeshjet e fundit.

“Nuk prisja të fitonim pesë ndeshje radhazi. Kur kam ardhur shpresoja të ndryshoja diçka sepse isha i bindur se kjo skuadër mund të bënte më shumë. Tani po bëjmë diçka të pabesueshme, pesë fitore radhazi nuk i bën as Juventus”, ka thënë Oddo.

Oddo e di se do të jetë e vështirë të vazhdojë në këtë rrugë: “Fitoret krijon shumë pritshmëri dhe të tjerët kanë më shumë frikë dhe fillojnë të mbyllen. Kundër Bologna-s kemi kuptuar se mund të fitojmë në shumë mënyra të ndryshme dhe e kemi bërë këtë duke vuajtur, kemi goditur në momentin e duhur dhe kemi qenë cinikë, edhe pse Bologna nuk meritonte të humbte”.

Related posts

“LUAJTËM NJË NDJESHJE TË MADHE”/ Trajneri Kamarata: Do ta dërgojmë Dinamon në vendin ku e meriton

Delo.autor

REBIÇ GATI PËR LACION/ Pioli mendon për shpikjen e radhës. Ja situata në kampin kuqezi

Delo.autor

Rizzoli: VAR-i do perfeksionohet akoma më shumë

Q.Autor

Leave a Comment