Futboll Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Trajneri Klopp dëshiron në të ardhmen të drejtojë kombëtaren e…

Jurgen Klop mori çmimin si trajneri më i mirë i sezonit të fundit, çmim që u dha nga institucioni më i lartë i futbollit, FIFA.

Megjithatë sipas asaj që shkruan “DailyMail”, tekniku gjerman dëshiron që në të ardhmen të drejtojë kombëtaren e Gjermanisë.

Kjo i ka trembur drejtuesit e Liverpulit, të cilët i kanë ofruar trajnerit rinovimin e kontratës, por duket se trajneri nuk do ta pranojë, pasi dëshiron të drejtojë kombëtaren e vendit të tij.

Por tifozët e Liverpulit nuk duhet të shqetësohen, pasi Klop ka kontratë me “The Reds” deri në vitin 2022 dhe largimin po e mendon pikërisht pas përfundimit të kontratës.

Tekniku gjerman ia doli të fitojë Ligën e Kampionëve në sezonin e fundit, teksa ishte shumë afër fitimit të titullit kampion, por në fund nuk ia dolën pasi u renditën 1 pikë pas Mançester Sitit.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Lille përfiton nga gabimi i Romagnoli-t, Donnaruma hidhet në anën e gabuar (VIDEO)

Delo.autor

KUJTON KOHËN TEK PALERMO/ Pastore: Zamparini, si baba. Ja këshilla që i dhashë Dybala

Delo.autor

“BISHA KUQEZI”/ Durmishaj hedh hap të madh në karrierë, FIRMOS me një klub GJIGAND

Isa.Autor

Leave a Comment