Futboll Sport

VITI I FUNDIT I KONTRATËS/ Sulmuesi pranë largimit nga Interi. Destinacioni i ardhshëm do të jetë…

Edin Xheko mund të jetë në sezonin e tij të fundit me Interin, pasi me kontratën që i skadon në qershor, në moshën 36-vjeçare, dhe me emrat e tjerë të pranishëm në sulmin zikaltër, duket e vështirë që klubi t’i ofrojë rinovimin Xhekos, që duket se do të lërë Serinë A, pas eksperiencave me Romën dhe Interin.

XHEKO

Edhe më parë numri 9 zikaltër ka shprehur dëshirën për të provuar një tjetër aventurë në MLS (Liga Amerikane e Futbollit) dhe ky mund të jetë momenti që boshnjaku të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara për ta përfunduar aty karrierën e tij.

Inter Majemi, që pas tërheqjes nga futbolli të Higuainit, e ka të lirë fanellën me numër 9, është pista më e mundshme për Xhekon, që nuk përjashton as Los Anxhelesin si destinacionin e tij të radhës.

Related posts

PERFORMANCË MADHËSHTORE PARA FANSAVE/ Celine Dion bën rikthimin e saj emocional në Lojërat Olimpike

F.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ TEUTËS/ Trajneri Mema: Kampionati është i gjatë, për mua do të luajë ai që…

Delo.autor

MPOSHT JUVENTUS DHE NAPOLIN/ Inter gati të nënshkruajë me mbrojtësin e “Bluve të Londrës”…

Delo.autor

Leave a Comment