Futboll Sport

SHITJA E INTERIT/ Tjetër hap i Zhangut, presidenti zikaltër kontakton…

Stiven Zhang ka bërë një tjetër hap në drejtim të shitjes së Interit. Presidenti, pasi ka kontaktuar bankat amerikane “Goldman Sachs” dhe “Raine Group” për të gjetur blerës të mundshëm për klubin, këtë herë i është dedikuar anës ligjore të procesit të shitjes.

Pikërisht në SHBA, Zhang ka lidhur marrëveshjen me studion “Los Anxheles Letam & Uotkins” për të kuruar aspektet ligjore të shitjes së Interit, duke plotësuar pak nga pak të gjithë komponentët që do të marrin pjesë në tratativat e grupit “Suning” me të gjithë aktorët e përfshirë.

Kështu Zhang nuk ka zhvendosur përtej oqeanit të gjithë faktorët që do të ndikojnë në mbylljen sa më shpejt dhe me çmimin e duhur të shitjes, një plan ky që vjen edhe si pasojë e qëllimit të tij të hershëm, gjetjen e një fondi amerikan që mund t’i sigurojë shumën prej 1.2 miliardë eurosh që kërkon.

Nga ana tjetër 30-vjeçari kinez pritet të paraqesë në mbledhjen e ortakëve të premten planin e tij mbi shitjen e klubit

Related posts

Juventusi hidhet në sulm për të nënshkruar me mbrojtësin e Bayern

Sadik.Autor

E RRALLË/ Qytetari nga Kosova gjen një mënyrë FANTASTIKE për të mos HUMBUR Botërorin (FOTO)

Isa.Autor

Manchester City shënon golin e tret ndaj Tottenhamit dhe pranë shpalljes kampion në Premier League

Sadik.Autor

Leave a Comment