Futboll Sport

REALI I MADRIDIT ME 5 MUNGESA SOT NDAJ LAJPCIGUT/ Ançeloti: Kush nuk do të dëmtohet të rrijë në…

Reali i Madridit i ka mbyllur llogaritë në Ligën e Kampioneve, duke siguruar biletën për më tej. Ndaj ndodhet në Lajpcig disi më i relaksuar dhe pa presionin e rezultatit.

Megjithatë, Karlo Ançeloti nuk e mendon aspak humbjen në Gjermani pavarësisht pesë mungesave të rëndësishme në përbërje. Ai ka udhëtuar në Lajpcig me pesë mungesa. Benzema, Valverde, Modriç, Sebajos dhe Mariano mungojnë për shkak dëmtimesh të ndryshme.

Por, italiani e ka bërë të qartë se lojtarët nuk janë lënë pushim për shkak të Botërorit. Madje, Ançeloti ka qenë i prerë në qëndrimin e tij:

“Kush nuk dëshiron të dëmtohet, le të qëndrojë në divan”.

MOMENTI I SEZONIT – “Kjo është një periudhë intensive, me shumë ndeshje. Po mbajmë mirë, megjithëse kemi disa shqetësime me dëmtimet”.

HIJA E BOTËRORIT – “Unë nuk mendoj se lojtarët po mendojnë për Botërorin edhe pse duan të jenë aty dhe në formë optimale. Dikush mbërrin në formë në kampionatit botëror vetëm nëse ka vazhdimësi. Ne kemi disa probleme të vogla me dëmtimet ndaj nuk mund të rrezikojmë. Më mirë zgjedh të humbas Modriçin apo Benzemanë për një ndeshje se sa për një muaj”.

FRIKA E LOJTARËVE – “Dëmtimet janë pjesë e futbollit. Nëse dikush nuk dëshiron të dëmtohet bën mirë të qëndrojë në shtëpi i ulur në divan. Dëmtimet nuk janë gjithnjë në dorën tonë. Mund të dëmtohesh në stërvitje, mund të dëmtohesh nga një mik… Për momentin askush nuk më ka thënë se dëshiron të bëjë pushim. Nëse dikush më thotë se ka frikë nga dëmtimet, mëmirë të rrijë në shtëpi e të ndjekë filma”.

ASENSIO – “Ai dhe klubin e dinë qëndrimin tim. Shumë prej lojtarëve i përfundon kontrata në verë, ndaj tani që kampionatet do të ndalen do të ulemi e të marrim vendimet e duhura”.

LIGA OSE CHAMPIONS – “Për një klub si Reali çdo ndeshje është njëlloj e rëndësishme, çdo kompeticion është njëlloj i rëndësishëm. Mungon dhe pak nga fillimi i Botërorit, ndaj dua ta mbyllim në vendin e parë në Champions dhe të ruajmë kreun në La Liga”.

BASTET ME LOJTARËT – “Basti me Federikon (Valverde) ishte një shaka që bëra me të.Basti i vërtetë është me të gjithë skuadrën. Basti jonë është të jemi protagonistë në çdo garë ku bëjmë pjesë”.

Related posts

COPA LIBERTADORES/ Debuton ende “foshnje”, shkruan historinë e Amerikës Latine

Delo.autor

ATALANTA VENDOS/ Ja ku do të luajë Berat GJIMSHITI sezonin e ardhshëm

Isa.Autor

“GOLI ME GODITJE DËNIMI?” Ronaldo: Kjo është ajo që më mungonte tek Juventus

Delo.autor

Leave a Comment