Futboll Sport

FITORJA SPEKTAKOLARE NDAJ DINAMOS SË ZAGREBIT/ Pioli: Ishte një Milan i bukur, por duhet të përmirësohemi ende

Falë suksesit të djeshëm Milani regjistroi të paktën një fitore në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve që nga sezoni 2013-’14 kur diçka të tillë e bënte ndaj Sëlltikut. Një ogur i mirë ky për Stefano Piolin që deri dje kishte hasur vështirësi në Champions kur bëhej fjalë për të fituar në transfertë. Trajneri, në mikrofonat e klubit, ka analizuar sfidën dhe ka disa këshilla.

NDESHJA – “Nuk ishte e lehtë, as fillimi nuk ishte i tillë. Pasi u mbrojtëm më mirë, arritëm të ishim të rrezikshëm. Sigurisht që falë lojtarëve një fitore të madhe, por tani hapi i vërtetë për Champions League do të jetë ndeshja e radhës. Fillimisht duhet të rikthehemi në kampionat e më pas do të mendjomë për Salcburgun”.

EKIPI – “Sekreti është puna në grup, e një grupi lojtarësh që kujdesen shumë për punën e tyre. Ne gjithmonë japim më të mirën. Kam në dispozicion shumë djem të talentuar, e gjithmonë përpiqem të shfrytëzoj cilësitë e tyre”.

SALCBURGU – “Do të ishte gabim i rëndë të luajmë me mendjen për të barazuar. Jemi mësuar të luajmë duke e ditur se kemi një kundërshtar të rrezikshëm dhe cilësor përballë. Duhet të jemi veçanërisht të kujdesshëm dhe të luajmë si Milani”.

DERI NË BOTËROR – “Ekipi im ka disa karakteristika. Luajtëm me dy mesfushorë fizikë dhe kishim shumë centimetra në fushë. Kemi qenë të rrezikshëm edhe në topat ‘e vdekur’ dhe gjithmonë përpiqemi të jemi të ekuilibruar. Tani do të ketë përqendrim të madh për Torinon. Në kampionat po bëjmë mirë dhe duam të vazhdojmë. Kanë mbetur edhe katër ndeshje në Serie A dhe një ndeshje e Champions para pushimit. Duhet të përpiqemi të fitojmë secilën prej tyre”.

Related posts

Lojtari meksikanë thyen rekord, merr kartonin e verdhë më të shpejtë në historinë e Botërorit

Sadik.Autor

MASAT EKSTREME KUNDËR RUSISË/ UEFA mbyll marrëveshjen me sponsorin kryesor të Champions League

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Goditje për Juventusin dhe Allegrin, ylli i “bardhezinjve” mbyll sezonin…

Delo.autor

Leave a Comment