Futboll Sport

VIDEO/ Mesi është i pandalshëm, ylli i PSG-së çmend rrjetin me supergolin e shënuar nga distanca

PSG ka fituar pasditen e djeshme ndaj Troje me rezultatin 4-3, e vlefshme për javën e 13-të në Ligue 1 franceze.

Golat për parizienët u shënuan nga Soler në minutën 24′, Mesi në minutën e 55′, Nejmar në minutën e 62′ dhe Kilië Mbape në minutën e 77′.

Ai që mori vëmendjen e të gjithëve ishte Lionel Mesi me një eurogol të shënuar.

 

 

Ylli argjentinas mori një pas nga Serxho Ramos dhe ka kalibruar të majtën e tij duke dërguar një “silurë” në portë me gardianin kundërshtar që nuk mundi të bënte dot asgjë.

Një realizim perfekt i 7 herë fituesit të “Topit të Artë”, ku u bë menjëherë viral në rrjet.

Ky ishte goli i tij i 7 në 12 ndeshje të zhvilluara në Ligue 1 me fanellën e PSG-së, teksa ka dhuruar edhe 10 asiste për shokët e skuadrës

 

VIDEO

Related posts

“ZEMRA E SAJ U NDA NË MILIONA COPA”/ Si reagoi partnerja e Kobe Bryant kur mësoi për tragjedinë (FOTO)

Delo.autor

E FRIKSHME/ Golashënuesi më i mirë i Serisë A sulmohet me THIKË

Isa.Autor

Analiza e ‘AS’ dhe ‘Le Parisien’: Pse dështoi PSG dhe triumfoi Reali

Q.Autor

Leave a Comment