Futboll Sport

STATISTIKAT FLASIN KUNDËR EDY REJAS/ Kombëtarja 1 vit pa fitore

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi dje 1-3 me Italinë në duelin miqësor të zhvilluar në “Air Albania”. Përballja e luksit pa sërish humbjen e djemve tanë, që kanë dhjetë ndeshje që nuk fitojnë.

Mes miqësoreve dhe ndeshjeve të Nations League, Shqipëria nuk ka mundur të shohë fitore gjatë 2022.

Për të gjetur një fitore të Shqipërisë duhet të kthehemi në 15 nëntorin e 2021, kur Shqipëria fitonte 1-0 me Andorrën në “Air Albania” falë golit të Çekiçit në minutën e 73.

Në dhjetë ndeshjet e zhvilluara në 2022, kuqezinjtë kanë pesë barazime dhe pesë humbje. Barazimet për skuadrën e Edy Rejas janë shënuar kundër Gjeorgjisë, Islandës (dy herë), Estonisë dhe Arabisë Saudite. Humbjet për tanët shënohen kundër Spanjës, Izraelit (2 herë), Katarit dhe Italisë.

Me këto të dhëna duket se e ardhmja e Edy Reja është larg stolit kuqezi, teksa italianit i skadon kontrata në fundin e këtij muaji. Kujtojmë se 77 vjeçari ka në dorë ta mbyllë me nder aventurën kuqezi, me Shqipërinë që në 19 nëntor pret në “Air Albania” Armeninë në miqësoren e radhës.

Rezultatet e kuqezinjve:

Statistikat kundër Edy Rejas, Kombëtarja 1 vit pa fitore

Related posts

SFIDA NDAJ REAL MADRID PËR CHAMPIONS/ Barella: Nuk do ta harroj këtë vit. Me atë kam një miqësi të sinqertë

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT/ Ish-ylli i Barcelonës rrëfen se si ai dhe bashkëlojtari i tij shqiptar u përzënë nga klubi, ja shkaku

Delo.autor

SHKARKIMI I TRAJNERIT/ Ja deklarata me të cilën Manchester Unitedi e përzuri Jose Mourinhon…

Isa.Autor

Leave a Comment