Futboll Sport

BOTËRORI/ Zhgënjen Kroacia, Modric me shokë mbeten “thatë”. Maroku i merr pikë

Nuk janë favoritë, por Kroacia mbetet një ekip i bukur për të parë, një skuadër e mbushur me yjet të futbollit evropian, por në start nuk shkëlqejnë. Modric me shokë mbeten “thatë” në premierën e tyre në Katar, Maroku arrin t’i marrë një pikë, pas një ndeshje pa shumë raste të pastra për gol.

Ekipi i Dalic vuajti jo pak pasin final, nuk ishin shumë të qartë në fazën sulmuese, pavarësisht se kishin kontrollin e lojës, 64% mbajta e topit. Kapiteni Modric u përpoq t’i jepte zgjidhje këtij takimi, madje në fraksionin e parë flirtoi me golin ku një predhë e tij nga shumë përfundoi mbi traversë.

Maroku nuk vodhi asgjë, bënë lojën e tyre, të kujdesshëm në fazën mbrojtës ndërsa u përpoqën të kapin “mat” ballkanasit me disa dalje të shpejta përpara.

Dalic u përpoq të ndryshonte rrjedhën e këtij takimi me disa zëvendësime gjatë pjesës së dytë, por pa gjetur dot “formulën” fituese, e kishin shumë të vështirë të çanin një ekip të mirë vendosur pas dhe që luajti fort për çdo top.

Related posts

Atletico nuk fal, gati të denoncojë Barcelonën në FIFA

Q.Autor

SUPER GOL NGA MESI I FUSHËS/ Çmenduria e vitit ndodh në minutën e 93, ja “magjia” (VIDEO)

Delo.autor

Igli Tare: Immobile nuk shqetëson, ja objektivat e Lazios

Q.Autor

Leave a Comment