Futboll Sport

BOTËRORI/ “Murtaja” e dëmtimeve bën kërdinë te Franca

E pabesueshme ajo që po i ndodh përfaqësueses së Francës, kampiones së botës në fuqi, në “Katar 2022”. Në sfidën e fituar 4-1 ndaj Australisë, pa u mbushur 10 minuta lojë (Australia shënoi në atë moment), u dëmtua një tjetër futbollist: Lucas Hernandez. Pasi mori ndihmën e parë nga mjekës e Francës, Deschamps e zëvendësoi me të vëllanë, Theo. Lucasi vuri dorën në zonën e gjurit, ishte i shtrirë në tokë, ndërsa aksioni i Australisë u mbyll me golin e Goodwin.

Parashikimet më të këqija u konfirmuan disa orë më vonë me diagnozën: këputje e ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë dhe lamtumirë Botërorit e me shumë mundësi edhe sezonit.

“Ashtu të gjithë grupit, edhe mua më vjen shumë keq për Lucasin. Ne humbëm një element të rëndësishëm të kombëtares. Lucasi është një luftëtar dhe nuk kam asnjë dyshim se ai do të bëjë gjithçka që është e mundur për t’u rikthyer në fushë”, – tha trajneri Didier Deschamps, pas mori vesh lajmin e hidhur.

“Murtaja” e dëmtimeve po e mundon prej kohësh Francën. “Gjelat” zbarkuan në Doha pa emra të tillë si Pogba, Kante dhe Maignan. Në ditën e parë të grumbullimit, u dëmtu edhe Kimpembe, Nkunku dëmtoi gjurin në një përplasje të rastësishme me Camavingan, por nuk u mbyll me kaq.

Të dielën e kaluar erdhi lajmi më i hidhur shpërtheu lajmi më i keq: Karim Benzema dëmtoi muskujt në stërvitje dhe të nesërmen ishte tashmë rrugës për në Madrid. Franca nuk dorëzohet dhe apelon për bashkimin e grupit, por çdo ditë që kalon po bëhet edhe më e vështirë.

Related posts

SUPERKUPA E SPANJËS/ Bilbao përmbys Atletico Madrid në 4 minuta dhe siguron finalen

Delo.autor

CHELSEA-BRIGHTON/ “Blutë e Londrës” thellojnë shifrat, shënon Loftus-Cheek

Delo.autor

TORASA TREMB TIRANËN/ Argjentinasi rrezikon seriozisht derbin

Delo.autor

Leave a Comment