Breaking News Futboll Sport

BOTERORI/ Brazili “zgjohet” në pjesën e dytë, Richarlison “merr për dore” Seleciaon

Brazili i etur për sukses ka marrë një triumf 2-0 ndaj Serbisë, në sfidën e Botërorit të Katarit të luajtur në Lusail Iconic Stadium (Lusail). Një nisje e mirë e kompeticionit madhor, e denjë për një skuadër që kërkon me ngulm takimin me historinë.

Në minutën e 13-të, O’Ney do provonte të realizonte golin më të bukur të botërorit deri më tani. Neymar tentoi të shënonte direkt nga goditja e këndit, por pa ia dalë dot për fare pak.

Pak më vonë, Casemiro goditi nga distanca, gjithsesi portieri Milinkovic Savic neutralizoi gjithçka, duke kontrolluar sferën.

Pas gjysmë ore loje radhën e kishte Raphinha, ideja e të cilit kuptohet mirë nga serbët, me prapavijën që largoi topin. Goli i ekipit të Tite do vinte në fillimin e pjesës së dytë, me Richarlison.Goli i sigurisë nuk vonoi shumë, me një lëvizje të bukur po të Richarlison, për t’i dhënë 3 pikët e para Seleciaos.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester City-Brighton, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 2-0

Delo.autor

Besiktas-Bayern, eliminimi është i pashmangshëm për turqit

Q.Autor

E TERRORIZUAN/ E grabitën me DHUNË, Milik: Të gjithë më pyesin për ORËN, pasi…

Isa.Autor

Leave a Comment