Futboll Sport

TIFOZJA SEKSI E KROACISË/ Ivana Knoll rikthehet për të mbështetur skuadrën e saj të zemrës, fotot nga stadiumi çmendin fansat

Tifozja sensuale Ivana Knoll është rikthyer në një Botëror për të mbështetur Kroacinë, pas mbështetjes së saj të suksesshme në Kampionatin Botëror 2018 në Rusi, ku ishte kthyer në senzacionin e mediave, ndonëse ajo u pa edhe në stadiumet e Brazilit 2014.

Rishfaqja e asaj që konsiderohet si një nga tifozet më ‘të nxehtë’ dhe atraktive nuk ishte ashtu siç pritej, pasi nuk ishte debutimi më i mirë për kombëtaren e saj që çuditërisht ishte e dyta në edicionin e fundit të Botërorit 2018, në Rusi.

Ivana Knoll mori pjesë në debutimin e Kroacisë në Katar, në një ndeshje të tyre me Marokun e cila rezultoi 0-0 në stadiumin ‘Al Bayt’, shkruan Marca.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo ishte pjesë e tribunave me një veshje sensuale që jo vetëm ekzaltoi të pranishmit, por edhe “çmendi” internetin dhe rrjetet sociale.

 

 

Për shkak të mënyrës së veshjes të përshtatur me ngjyrat e flamurit të Kroacisë, tifozja atraktive njihet si fansja më seksi e vendit të saj, ndonëse ka lindur në Gjermani, ku sipas The Daily Star – atje ka lindur dashuria e saj për futbollin, që nga koha kur shikonin me babanë e saj ndeshjet.

“Kroaci, le të ecim”, shkroi tifozja kroate në fotografitë e publikuara në Instagram, në ndeshjen e vendit kur Marokut.

Ivana ka më shumë se 570 mijë ndjekës në Instagram dhe ende pritet të marrë vëmendjen në ndeshjet e radhës të Kroacisë kundër Kanadasë dhe Belgjikës në fazën e grupeve, dhe shumë prej tyre dëshirojnë që Kroacia të qëndrojë në garë, për të pritur më shumë paraqitje atraktive nga Ivana Knoll.

Related posts

Juventusi tjetër “stërkëmbësh” Realit, blen SUPER talentin 18-vjeçarë

Isa.Autor

Nadal thumbon Federer: Nuk luan në fushat me dhè, pasi ka frikë nga humbjet

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Fabio Grosso emërohet trajner i skuadrës së njohur italiane

Delo.autor

Leave a Comment