Futboll Sport

BOTËRORI/ Eliminohen organizatorët e Katarit, Senegali merr fitoren e parë

Senegali triumfoi me rezultatin 1-3 ndaj vendasve të Katarit,  në sfidën e vlefshme për Grupin A të Botërorit 2022.

Një fitore mëse e merituar e afrikanëve, që kanë siguruar kështu 3 pikët e para të grupit, përballë një Katari që u ngushëllua me faktin e shënimit të golit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, falë golit të Dia, ndërkohë që në pjesën e dytë u shënuan plot 3 gola të tjerë.

Diedhiou dhe Dieng shënuan 2 herë për Senegalin, ndërkohë që golin e vetëm për Katarin e shënoi Muntari. Me këtë humbje, skuadra pritëse e Botërorit është zyrtarisht e eliminuara e parë.

Related posts

PSG: Mbappe nuk ka dëmtim të rëndë, gati për ndeshjen kundër Real Madrid-it

Q.Autor

EPISOD I RRALLË/ Darmian vret aksidentalisht zogun gjatë ndeshjes (VIDEO)

Isa.Autor

MESAZHI PAS GOLIT/ Broja: E pashë reagimin tuaj dhe do të thotë gjithçka

F.autor

Leave a Comment