Futboll Sport

E PAPRITUR/ Sherr me trajnerin e Kamerunit, Andre Onana largohet nga Botërori i Katarit

Andre Onana do të largohet përfundimisht nga Botërori i Katarit!

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, portieri i Interit ka pasur një sherr me trajnerin e Kamerunit, Rigobert Song, i cili ka kritikuar gardianin afrikan për stilin e lojës që luajti ndaj Zvicrës.

Në ndeshjen e sotme me Serbinë, Onana nuk figuron as në listën e rezervave duke konfirmuar largimin e tij nga Botërori i Katarit.

As ndërhyrja e presidentit të Federatës së Kamerunit të Futbollit, Samuel Eto, nuk mundi dot që të qetësonte këtë situatë te kampi i kamerunasve.

Në orët në vijim, portieri 26-vjeçar do të largohet nga Katari përfundimisht për arsye disiplinore.

Related posts

KUPA E GJERMANISË/ Pas një super gafe nga portieri Neuer, feston Bayern dhe Lewa (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ POBGA pranë largimit nga Man United, drejt kampionatit më të fortë

Isa.Autor

Asistuesit më të mirë në histori të Champions League (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment