Futboll Sport

BOTËRORI/ Goli i Pulisic eliminon Iranin, SHBA-Holandë në raundin pasardhës

Fitorja ishte alternativa e vetme për SHBA në “finalen” ndaj Iranit, dhe djemtë e Gregg Berhalter ia dolën të triumfojnë 0-1. Sfida e luajtur në “Al Thumama” u vendos nga goli i Christian Pulisic në minutën e 38’.

Lojtari i Chelsea shfrytëzoi një asist të milanistit Sergino Dest dhe shënoi golin e kualifikimit për skuadrën e tij, që në raundin e 1/8-ve do të sfidojë Holandën e Louis Van Gaal.

Pulisic u dëmtua në momentin e golit dhe u detyrua të mos zbriste në fushë në pjesën e dytë. SHBA dominoi 45 minutat e para dhe në minutat shtesë realizoi edhe me anë të Timothy Weah. Sulmuesi i Lille shënoi një gol të bukur, por VAR-i e anuloi për pozicion të parregullt milimetrik.

SHBA u mbrojtën dhe menaxhuan mirë fraksionin e dytë të takimit, pavarësisht insistimit të lojtarëve të Iranit, por goli i barazimit nuk erdhi dhe në fund pati festë amerikane dhe lot iranianë.

Related posts

PAS BARAZIMIT TË VONUAR/ Spalletti: Duhet Inter më i keq, nuk përmirësohemi me skarcime

Delo.autor

DINASTIA E TRAJNERËVE ITALIANË NË KRYE TË KOMBËTARES/ Duka “hap zemrën”: De Biasi hero, Panucci më zhgënjeu…

Delo.autor

E fundit/ Beratasit harrojnë Çaçon, ultrasit “thumba” Disiplinës e Halilit

Sadik.Autor

Leave a Comment