Futboll

“Juventus do të vuaj kundër tyre, titullin e fitojmë ne me 100 pikë!”

“Ajo kundër Roma-s ka qenë një ndeshje e keqe. Me Inter nuk shkuam dot përtej 0-0. Na kanë bërë të vuajmë, por edhe Juventus do të përballet me këto dy skuadra, do të vuajnë edhe ata. Gara për titullin vazhdon dhe ne kemi besim.

Më pas është edhe përballja direkte”. Këto janë deklaratat e bëra nga kapiteni i Napoli-t, Marek Hamsik, për radion napolitane “KissKiss”. Sllovaku nuk ka humbur rastin për të motivuar ekipin. “Ka akoma edhe 10 ndeshje. Nëse do t’i fitonim të gjitha do të shkonim në 100 pikë dhe titulli do të ishte i yni”.

“Goli i Dybala në fund të Lazio-Juve nuk ka pasur ndikim te ne. Me verdhekqtë e nisëm mirë dhe në fund kemi bërë 26 gjuajtje, por ata na kanë ndëshkuar pothuajse në çdo aksion që kanë bërë.

Më pas kemi shkuar në San Siro për të luajtur kundër Inter dhe kemi luajtur mirë, por nuk kemi arritur të shënojmë. Do të jenë dy kundërshtarë të vështirë edhe për Juven, por ne duhet të mendojmë për Genoa-n, një ekip që është përmirësuar shumë në ndeshjet e fundit”.

Related posts

BUNDESLIGA/ Dortmund më afër kreut, verdhezinjtë përfitojnë nga ndalesa e Bayern, Leipzig prezanton Grudën

F.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ “Djajtë e Kuq” mposhtin Brighton, Fernandes është heroi i ri

Delo.autor

SHQIPËRIA U-19/ “Tris” Kosovës në miqësore, shkëlqen Kombëtarja e Cungut

Delo.autor

Leave a Comment