Futboll

Adrian Mutu: Ibrahimovic nuk është i lënduar, thjesht po injorohet nga Mourinho

Zlatan Ibrahimovic nuk është i lënduar por thjesht është duke u injoruar nga trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka pohuar Adrian Mutu.

Ibrahimovic është goditur nga lëndimet këtë sezon tamam kur u riaftësua nga dëmtimi i ligamenteve që ia përfundoi para kohe rezonin 2016-17 në nëntor.

Ish-përfaqësuesi suedez, i cili do të largohet në fund të sezonit, është paraqitur shtatë herë për Unitedin këtë sezon – shumicën e të cilave nga stoli – para se t’i rikthehej lëndimi i mëparshëm.

Ai u rikthye në shkurt por nuk është paraqitur asnjëherë që nga atëherë për Unitedin dhe Mutu thotë se kjo po ndodh për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve të tij me Mourinhon dhe jo për shkak të gjendjes së tij fizike.

“Mourinhos s’i bën për performanca, por vetëm për rezultat”, ka thënë Mutu për Telekom Sport Romania.

“Kam informata se Ibrahimovic nuk është i lënduar, por i ka ftohur marrëdhëniet me Mourinhon”, shtoi ai.

Related posts

Hazard te Reali? Transferimi kryhet vetëm nëse ndodh kjo gjë (FOTO)

Q.Autor

Premier League/ Chelsea – Huddersfield, londinezët synojnë një vend në Champions

Sadik.Autor

CHELSEA-MANCHESTER CITY/ Pulisic djeg mbrojtjen e “Qytetarëve” dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment