Fatet e Grupin E ishin të kryqëzuara aq shumë sa në një moment Spanja dhe Gjermania ishin të dyja jashtë Botërorit. Sigurisht që episodet nuk munguan, madje ishin aq të forta dhe të kontestuara sa tifozët flasin për komplot nga ana e FIFA-s apo për “biskotë” nga ana e Spanjës.
Në minutën e 51-të, Tanaka dërgoi topin në rrjetë duke përmbysur Spanjën, por anësori e anuloi pasi mendonte se topi kishte dalë jashtë gjatë krosimit të Mitoma.
Imazhet dhe fotot që qarkullojnë në rrjetë kanë bërë që tifozët të përçahen në mendimet e tyre. Sigurisht kjo është e pritshme pasi bëhet fjalë për 1 apo max 2 milimetra, por mbi të gjitha këndi i pamjeve e bën dhe më të vështirë që një tifoz të jetë i qetë në arsyetim.