Futboll Sport

INCIDENTET NË NDESHJEN ME SERBINË/ Murat Jakin: Xhaka ka karakter, njerëzit e tillë ne duam t’i shohim në fushë

Serbia u përball me Zvicrën në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të Botërorit. Një ndeshje plot tensione dhe emocione, që përfundoi me kualifikimin e “helvetëve” në fazën e 1/16-ave.

Mesfushori me origjinë shqiptare Granit Xhaka u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, por gjithashtu ishte edhe protagonist në një zënkë të krijuar në fushë.

Ai u lavdërua shumë nga të gjithë, përfshirë edhe trajnerin e Zvicrës, Murat Jakin.

Mirror raporton se Jakin e ka vlerësuar Xhakën si person me karakter duke përshkruar atë që ndodhi në ndeshjen ndaj Serbisë.

“Jemi shumë të kënaqur që e kemi Granitin. Ai është një lider i mirë, merr vendime të mira. Ka karakter, por ne duam t’i shohim njerëzit e tillë në fushë. Lojtarët e vlerësojnë se ai është në gjendje të marrë përgjegjësi dhe është mirë për ne që jemi në gjendje të thërrasim njerëz të tillë. Dhe po, njerëzit kanë shkruar dhe diskutuar për atë që ka ndodhur. Po, ne fituam. Po, ishte emocionale. Dhe emocionet mund të jenë të nevojshme gjatë një ndeshjeje të tillë. Do të kishte qenë e çuditshme sikur ai të kishte qenë pa emocione”, është shprehur Jakin.

Related posts

MANCHESTER UNITED-MILAN/ Priret një ndeshje e “luftuar” nga të dyja ekipet në “Old Trafford” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

POCHETTINO DREJT LARGIMIT/ Leonardo takon Zidane, i ofron pankinën e PSG-së në… verë

Delo.autor

Ky është i pari lojtar që do të përfaqësohet nga ikona e muzikës Jay-Z

Sadik.Autor

Leave a Comment