Futboll

Ish-ylli i Realit: Messi ta fiton ndeshjen brenda gjysmë sekonde, është ma i miri që e kam parë

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është në gjendje ta fitojë ndeshjen brenda gjysmë sekonde, sipas bashkëlojtarit të tij në ekipin kombëtar të Argjentinës.

30-vjeçari ishte përsëri i shkëlqyer të mërkurën mbrëma duke i shënuar dy gola dhe përgatitur një tjetër kundër Chelseat, fitore që ia siguroi Barcelonës kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Me dy golat e realizuara mbrëmë, Messi po ashtu arriti shifrën e 100 golave në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Ndërkohë, ish-mesfushori i Real Madridit, që tani luan në Argjentinë me Boca Juniors, Gago ka thënë se Messi është lojtari më i mirë që ai ka parë ndonjëherë.

“Ne e dimë se ai ka aftësi për ta fituar ndeshjen brenda gjysmë sekonde, gjë që ta qetëson mendjen”, ka thënë Gago për Marca.

“Në çdo ndeshje ndihem se ai mund ta na e fitojë ndeshjen në çdo moment. Ai është më i mirë që e kam parë në jetë, pa asnjë dyshim”, shtoi ai.

Related posts

BUROFAX I MESSIT/ Ish-presidenti “Katalanas”: Nuk komandon ai, por klubi! E kam lexuar kontratën

Delo.autor

TJETËR NDESHJE MIQËSORE NË MARS/ Kombëtarja do të ndeshet me…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ DYNAMO KYIVIT/ Sarri vlerëson talentin: Mund të bëhet një nga më të mirët në…

Delo.autor

Leave a Comment