Futboll

Koret “Barça është Spanjë”, punonjësit e sigurisë godasin me shkopa gome tifozët e Chelsea-s

Chelsea u mund mbrëmë në ndeshjen e kthimit në “Champions League” 3-0 nga Barcelona duke i dhënë lamtumirën kompeticionit më të rëndësishëm europian, por kjo nuk është përjetuar mirë nga tifozët e klubit anglez të cilët në përfundim të sfidës janë bërë protagonist të një incidenti.

Ata kanë nisur të këndojnë në kor në dalje të stadiumit “Barça është Spanjë”, frazë e cila ka irrituar punonjësit e sigurisë të ‘Cam Nou-t’ që kanë reaguar në mënyrë jo korrekte.

 

Në një video të publikuar shihen punonjësit të cilët godasin me shkopinj gome tifozët e Chelsea-s, që për më shumë mbanin në duar një flamur të Spanjës.

Menjëherë pas ngjarjes, Chelsea reagoi dhe u kërkoi tifozëve që të raportojnë për dëmtimet apo shkeljet që kanë pësuar.

Barcelona është qendra e Katalonjës, krahinë që ka kërkuar pavarësinë nga Spanja. Pak muaj më parë u mbajt një referendum, ku popullsia votoi pro pavarësisë, por tensionet me qeverinë e Madridit janë shtuar edhe më dhe për momentin procesi është bllokuar.

Related posts

“PLAS URREJTJA” në Spanjë/ Tifozët djegin fanellën e Ronaldos (VIDEO)

Isa.Autor

MILAN E KËRKONTE PREJ KOHËSH/ Ylli i Udineses një hap larg firmës me Atletico Madrid. Ja detajet…

Delo.autor

Zbulohen formacionet: Barcelona-Chelsea (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment