Champions League Futboll Sport

NDESHJA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Allegri ka ende dyshime për formacionin, ja dy dilemat (FOTO)

Juventusi luan tërë sezonin e Champions-it nesër në mbrëmje, kundër Atlético Madridit. Disavantazhi që duhet përmbysur është i konsiderueshëm në një kompeticion të tillë, 2-0. Trajneri Masimilliano Allegri ka ende dyshime për formacionin, me të cilin do të startojë ndaj “rojiblancos”. Dy dilema janë në kokën e njeriut të stolit bardhezi.

Lidhur me të parën, Allegri ende pyet veten nëse do ta përfshijë në 11-she të talentuarin Dybala, apo të “vërë bast” me Bernardeschi, që në realitet bën më shumë punë në fushë sesa argjentinasi. Detyrimi për të shënuar të paktën dy gola (pa pësuar asnjë të tillë) e bën më favorit “playmaker”-in argjentinas, por e vërteta është se gjatë orëve të ardhshme, trajneri i Juventusit do të vendosë sesi të sillet me mbrojtjen e propozuar nga Diego Simeone për të mbrojtur avantazhin 2-0 në “Wanda Metropolitano”.

Sido që të jetë, pjesa tjetër e formacionit bardhezi është e vendosur. Szczesny do të jetë në portë. Cáceres, Bonucci dhe Chiellini do të formojnë një linjë të tri qendrave në mbrojtje. Mesfusha do të jetë e sigurt me praninë e Cancelo, Emre Can, Pjianic dhe Matuidi. Sulmi tip: dyshja Mandzukic dhe Cristiano Ronaldo. Ata janë njohje e vjetër për Atletico Madrid. I pari ka luajtur nën urdhrat e Simeone gjatë sezonit 2014-2015. I dyti ka qenë “kamxhiku” i “rojiblancos” gjatë nëntë sezoneve të tij me Real Madridin.

Dilema e dytë e Allegrit është të luajturit pa De Sciglio dhe Barzagli. I pari zhgënjeu në “Wanda Metropolitano”, ndërsa i dyti nuk është riaftësuar plotësisht (fizikisht) për të qenë pjesë e mbrojtjes së Juventusit në një “finale” si kjo. Prandaj, prania e Cáceres, bashkë me Bonucci dhe Chiellini, duket varianti më i sigurt.

Dy qendrat prestigjioze (Bonucci dhe Chiellini) i kanë vuajtur shumë sulmet e Diego Costa, Griezmann dhe Morata në ndeshjen e parë. Trajneri Allegri e di sesa i rëndësishëm është shënimi i dy golave për të rikthyer barazpeshën, por kjo ka vlerë nëse kundërshtari nuk e prek rrjetën e portës bardhezi.

Related posts

LOKOMOTIV MOSCOW-ATLETICO/ Pas një krosimi nga Herrera, Gimenez fluturon dhe ZHBLLOKON sfidën (VIDEO)

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ Fation Shehu: Ja SKANDALI i radhës në FSHF. Arbitrat të aftë për çdo gjë ( E PLOTË)

Isa.Autor

Pesë takime në Superligë për ditën e sotme, FSHF vendos për “bilbilat” e të gjitha sfidave

Sadik.Autor

Leave a Comment