Futboll Sport

“MESSI MË I MIRI”/ Rekordmeni gjerman krahason yjet e finales së Botërorit: Mbape ka nevojë për Champions

Lotar duket se i është kthyer një ekuacioni pa një përfundim të qartë, ku do të jetë verdikti i finales mes Francë-Argjentinë për të thënë fjalën e fundit. Gjithsesi “Panceri” ka dashur ta rrëmbejë protagonizmin para kohe në këtë “dyluftim” brezash:

MESI- Ish-sulmuesi nuk e ka mbajtur veten në spektrin e admirimit ndaj “Pleshtit” argjentinas, madje duke arritur deri në atë pikë sa të pohojë se ai nuk ka nevojë për Kupë Bote: “Leo përgjatë karrierës së tij fantastike është sprovuar me futbollistë të vërtetë, me një cilësi botërore, çka e evidenton nga të tjerët në mbajtjen e një ritmi për një kohë kaq të gjatë. Edhe nëse nuk ia del me “Albiçelëstët”, sërish e ka dëshmuar se është në të njëjtin nivel me Maradonën dhe Pelen”.

MBAPE- “Rekordmeni” është treguar me “gojëhidhur” në gjykimet ndaj sprintierit francez, Kilië Mbape, e ku ka evidentuar dobësinë e tij për të arritur majën:

“Mbape duhet të fitojë Champions-in për të vërtetuar se është më i miri. Sukseset me Francën i ndajnë përgjegjësitë, pasi në të ka shumë kualitet. Në Ligën e Kampionëve ka ekipe me cilësi të ngjashme dhe pasqyron momente të caktuara që bëjnë diferencën dhe vendosin fituesin”, përfundoi 61-vjeçari.

Related posts

NJË NGA AFRIMET E MERKATOS SË VERËS/ Markovanbasten Çema: Nuk më tremb konkurrenca, por më…

Delo.autor

MILAN KËRKON PËRFORCIME/ Maldini zgjedh pasardhësin ideal të Ibrahimovic, ja emri…

Delo.autor

SHPËRTHIMI I OSIMMHEN TEK NAPOLI/ Trajneri Rohr: Më kujton Drogba, do të bëhet bomber botëror nëse…

Delo.autor

Leave a Comment