Futboll Sport

“S’KEMI FRIKË NGA VIRUSI, SHOKËT I SHËROVA ME…”/ Rrëfehet sulmuesi i Francës: Mesi të prekë sa më pak topa

Pavarësisht virusit që po përhapet në ekipin e Francës, Osmane Dembele ka siguruar në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, se lojtarët dhe stafi nuk kishin shfaqur asnjë shenjë shqetësuese përpara finales së Kupës së Botës që do të luhet nesër në orën 16:00. Ai foli gjithashtu edhe për raportin me Mesin.

dembele

A po e tendos pak atmosferën virusi që po qarkullon?

Jo, aspak. Nuk na shqetëson dhe nuk kemi frikë. E kanë pasur Upamekano dhe Rabio, por u bëra pak çaj me xhenxhefil dhe mjaltë dhe u bënë mirë. Shpresoj që të shkojë mirë dhe të gjithë të jemi të gatshëm. Nuk jemi të shqetësuar, thjesht kemi marrë masa paraprake. Ditën e parë kur Upamekano u infektua me virusin, ai qëndroi në dhomën e tij. Të nesërmen, ai iu bashkua grupit.

Si ka qenë niveli juaj që nga fillimi i këtij Botërori?

Mendoj se mund të bëj edhe më mirë veçanërisht në sulm, të jem vendimtar. Por nuk duhet të mendoj për statistikat e mia, ekipi është më i rëndësishëm. Është e vërtetë që ka ende një objektiv të vogël për të realizuar. Shpresoj nesër për finalen… Sa i përket ndihmës sime në mbrojtje, flas shumë me Kounden dhe merremi vesh shumë mirë. E thashë që para Botërorit që doja të isha protagonist dhe të luaja, kështu që është e vërtetë që niveli im ka ndryshuar në krahasim me 2018-ën.

Keni kaluar disa vite me Lionel Mesin, çfarë raporti keni me të?

Kam kaluar katër vite të shkëlqyera në Barcelonë me të. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, që më bëri ta dua Barçën, së bashku me Iniestën. Jam shumë i lumtur që e kam pasur në ekip. Është shumë i qetë, i ndihmon shumë të rinjtë. Arrita në Barcelonë në moshën 20-vjeçare dhe ai më mësoi të isha i qetë në fushë, të gjeja kohën kur duhet të dribloja. Është e vështirë ta ndalësh, por ne do të bëjmë gjithçka që ai të prekë sa më pak topa. Ne luftojmë për vendin tonë, ekipin tonë, duam të fitojmë Kupën e Botës. Me karrierën e madhe që ka pasur Mesi, duhet të ishte edhe një Botëror, por edhe ne duam që ta fitojmë

Related posts

E QUAN VETEN “USHTARI” I MADUROS/ Maradona, gati të marrë drejtimin e Venezuelës

Delo.autor

GJEN ZËVENDËSUESIN E NEYMAR/ PSG gati 90 milion euro për sulmuesin 24-vjeçar…

Delo.autor

Luis Alberto shpreson dhe beson që do të rikthehet ndaj…

Sadik.Autor

Leave a Comment