Futboll Shqipëri Sport

MERRET VENDIMI/ Ja ku do të luhet sfida Tirana-Skënderbeu

Tirana njeh vetëm fitore nën drejtimin e Emanuel Egbo, si në kampionat ashtu edhe në Kupë, ndërsa të shtunën do të presë Skënderbeun, në takimin e vlefshëm për javën e 23-të të kampionatit.

Klubi bardheblu ka konfirmuar gjatë ditës së sotme, se edhe ky takim, ashtu si derbi i kryeqytetit dhe përballja me Teutën, është vendosur të luhet në “Air Albania Stadium”, aty ku skuadra ka marrë dy fitore në po kaq ndeshje.

Ende nuk janë publikuar çmimet e biletave, por ajo që ka më shumë rëndësi, është stadiumi ku do të zhvillohet supersfida e javës, ndërsa edhe këtë herë bardheblutë presin më tepër se 5000 tifozë në shkallët e “Air Albanias”.

Related posts

LIVE/ Chelsea-Ajax. Mbyllet sfida

Delo.autor

“LOS BLANCOS” NË KRIZË/ Levante mposht me përmbysje Kampionët e Spanjës

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ PARTIZANIT/ Orges Shehi: Ata kishin “yje” në skuadër, ndërsa ne…

Delo.autor

Leave a Comment