Futboll Sport

CHAMPIONS-I NUK MJAFTON/ Reali zbret i gjashti. Ja renditja e klubeve sipas UEFA-s

Surprizat nuk kanë të sosur kur vjen puna te raportet ndërmjet UEFA-s dhe Realit të Madridit. Të paktën duke iu referuar mediave spanjolle pro Realit.

Në fakt renditja më e fundit e UEFA-s për klubet ka qenë një surprizë për të gjithë, teksa Reali, i cili u shpall kampion i Europës dhe më pas fitoi dhe Superkupën e Europës rezulton të jetë vetëm në vendin e gjashtë në renditjen e publikuar nga UEFA. Edhe pse ka fituar dy kompeticionet më të rëndësishme të këtij organizmi, ato nuk kanë qenë të mjaftueshme për Realin që të ngjitet në majën e klubeve europiane. Madje, jo vetëm kaq, por nëse në sezonin e kaluar Reali ishte në vendin e pestë, me Champions-in numër 14 në muze dhe Superkupën e Europës gjithashtu, “Los Blancos” kanë zbritur një vend më poshtë!

RREGULLI I UEFA-S – UEFA ka kriteret e saj për të hartuar renditjen e klubeve, duke dhënë dhe shpjegimin e saj.

“Klasifikimi i UEFA-s bazohet në rezultatet e klubeve që konkurrojnë në Europë, me pikë të dhëna për fitoret, barazimet, klasifikimin dhe të tjera kritere”, thotë UEFA. Por renditja më e fundit e UEFA-s, që e sheh Realin vetëm në vendin e gjashtë, është pritur me shumë polemika. Më të ashpra kanë qenë reagimet e tifozëve të Realit në rrjetet sociale, të cilët drejtojnë gishtin nga UEFA si përgjegjëse për këtë renditje që sipas tyre nuk reflekton meritokracinë dhe arritjet e “Los Blancos” në sezonin që lamë pas.

Related posts

SHQIPËRI-POLONI/ Mesfushori Gjasula mesazh mbështetës për Kombëtaren: Nuk më besohet që… (FOTO)

Delo.autor

BUSHI mesazh PANUÇIT: Lojtarët e U-21 s’duhet të LARGOHEN, të luajmë ASHPËR ndaj Kosovës

Isa.Autor

RIVISHET SËRISH “KUQEZI”/ Milan vlerëson legjendat e klubit, rikthen Nelson Didën në rolin e…

Delo.autor

Leave a Comment