Breaking News Futboll Sport

“LAMTUMIRË MBRET”/ Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare Pele

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare “mbeti” i futbollit, legjenda e Brazilit, Pele.

Pele, “mbreti” brazilian i futbollit, i cili fitoi tre Kupat të Botës, rekord dhe u bë një nga figurat më rëndësishme të sportit të shekullit të kaluar, ndërroi jetë këtë të enjte.

Flamurtari i “lojës së bukur” i ishte nënshtruar trajtimit për kancerin e zorrës së trashë që nga viti 2021. Ai ishte shtruar në spital muajin e fundit me sëmundje të shumta.

Agjenti i tij Joe Fraga konfirmoi vdekjen e legjendës braziliane.

Me lëvizjet e tij, Pele orkestroi një stil të shpejtë dhe të rrjedhshëm që revolucionarizoi sportin,  një dhunti e ngjashme me “samba” që personifikonte elegancën e vendit të tij në fushë.

Ai e çoi Brazilin në majat e futbollit dhe u bë një ambasador global për futbollin në rrugët e Sao Paulo, ku ai do të niste të luante me topa të improvizuar me një çorape të mbushur me gazeta ose lecka.

Related posts

GËNJESHTRA e mëngjesit nga serbët/ Ja çfarë po i bën Zvicra dyshes Shaqiri e Xhaka

Isa.Autor

Revolucion te Gjermania, ja 22 lojtarët për Botërorin “Katar 2022”

Sadik.Autor

Aksident i tmerrshëm për Alban Hoxhën dhe shokun e tij te Partizani

Isa.Autor

Leave a Comment