Futboll Sport

MË I MIRI NË FUSHË PËR INTERIN/ Reagon Kristjan Asllani: Gjithmonë dua që…

Kristjan Asllani ishte padyshim protagonist në sfidën e Kupës kundër Parmës, i cili u shpall dhe “Lojtari i Ndeshjes”. Në një intervistë për “Inter TV”, mesfushori i Kombëtares u shpreh mjaft i lumur për kualifikimin në fazën tjetër dhe se do të japë gjithnjë më të mirën.

“Misioni u kompletua. Jemi të lumtur që kaluam në fazën tjetër. E dinim sa e vështirë është ndeshja e parë e Kupës, njësoj si vitin e kaluar, kur unë luaja për skuadrën kundërshtare. Jemi mjaft të mirë për t’i kthyer gjërat.

Pjesa e parë u nënshtruam, por në të dytën ishim mjaft të mirë për të qarkulluar topin. Fatmirësisht, ne arritëm të insistonim dhe ti fitonim në fund.

Gjeta shumë pak hapësira në start, por kjo është normale sepse skuadrat luajnë shumë afër në fillim. Në pjesën e dytë, ata lanë shumë hapësira dhe unë kisha më shumë liri për të lëvizur.

Dy golat erdhën nga aksionet që nisa unë? Jam i lumtur për këtë gjë. i dhashë një dorë shumëve të skuadrës dhe do të përpiqem gjithmonë të jap më të mirën”, u shpreh Asllani.

Related posts

MIQËSORJA E YJEVE NË “AIR ALBANIA”/ Legjenda e Kombëtares: Pse nuk marrin lojtarë nga Kosova, apo…

Delo.autor

Xhejms Adeniji: Ndaj Lushnjës nuk ishte aq e lehtë, ju tregoj skemën e golit që shënova

Q.Autor

KATASTROFË/ Flamurtari drejt “shkrirjes”, një tjetër titullar pranë largimit

Sadik.Autor

Leave a Comment