Futboll Sport

PËRBALLJA RONALDO-MESSI/ Shuma e majme që do të përfitojë PSG nga miqësorja në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të përballen sërish të enjten, pas më shumë se dy vitesh. Të dy takohen në Riad të Arabisë Saudite, shtëpia e re e CR7-së.

PSG do të përballet në një miqësore me një përzgjedhje të lojtarëve më të mirë nga klubi për të cilin Ronaldo nuk ka bërë ende debutimin e tij, Al-Nassr, dhe nga Al Hilal. Ka pasur 2 milionë kërkesa për bileta për 68 mijë vende në stadium, por që janë shitur shumë shpejt.

PSG do të përfitojë 10 milionë euro, me kushtin që Messi, Neymar dhe Mbappe të luajnë, qoftë edhe për disa minuta. Për ekipin vendas kapiten do të jetë Cristiano Ronaldo.

Related posts

HISTORIA E PABESUESHME E VAN DIJK/ Nga “mbrojtës i djathtë i ngathët”, në qendërmbrojtësin më të mirë në botë

F.autor

Mirel Josa i lumtur pas fitores ndaj Llapit: Mposhtëm një rival direkt për titull

Q.Autor

LIVERPOOL I “FALET” SALAH/ Të kuqtë parakalojnë Manchester City-n (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment