Futboll Sport

SPORTI NË ZI/ Gjendet pa shenja jete nën rrënojat e tërmetit çifti i volejbollistëve në Turqi (FOTO)

Një lajm i hidhur ka tronditur botën e volejbollit, ku çifti Betul Çoban Çakir dhe Bedrettin Çakir kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm në Turqi. 27-vjeçarja Betul Çakir dhe bashkëshorti i saj Bedrettin Çakir, të dy volejbollistë, u gjetën nën rrënoja pranë njëri tjetrit pa shenja jete, raportojnë mediat turke.

Betul, e cila luajti për një kohë të gjatë në ekipin e volejbollit të femrave Merinos dhe u largua nga ky sport para sezonit të ri, u martua me bashkëshortin e saj volejbollist, Bedreddin.

Sporti në zi! Gjendet pa shenja jete nën rrënojat e tërmetit

Dy tërmete me magnitudë 7.7 ballë kanë ndodhur dje në lagjen Pazarc?k të Kahramanmara? dhe 7.6 në rrethin Elbistan. Tërmeti shkaktoi dëme të thella në shumë qytete përreth.

Në Turqi është shpallur zi kombëtare. Ndërkohë që të gjitha aktivitetet sportive u ndërprenë deri në një deklaratë të dytë , komuniteti sportiv nuk qëndroi indiferent ndaj tërmetit dhe filloi fushatat e ndihmave në para për t’u shpërndarë viktimave të tërmetit.

Related posts

PROFIL/ Ramen Cepele, 17-vjeçari që hyri në historinë e Kombëtares shqiptare

Delo.autor

“SHPRESOJ TË QENDROJ…”/ Gattuso “BEKON” Higuain, Ka fjalë të mëdha për BLERJEN e janarit

Delo.autor

Kukësi-Partizani/ Zhbllokohet supersfida në “Zeqir Ymeri”, Guri kalon në avantazh kampionët (Video)

Sadik.Autor

Leave a Comment