Futboll Sport

KANTE REFUZON SËRISH “BLUTË”/ “Gjigandët” spanjollë futen në garë me Chelsea-n për francezin

Marrëdhënia mes N’Golo Kante dhe Chelsea duket se po shkon drejt fundit, me francezin, i cili ka refuzuar sërish rinovimin e kontratës me londinezët. Këta të fundit i ofruan mesfushorit një kontratë 2-vjeçarë plus një sezon të 3-të opsion, por me një ulje të ndjeshme të pagës, kusht ky që nuk pëlqehet nga Kante.

Mesfushori në fakt është në pritje dhe madje e dëshiron një largim nga Premier League, ku si “aventurë” e re për “katalizatorin” e mesit të fushës së Chelsea, mund të shihen “gjigjandët” spanjollë të Barcelonës.

Aktualisht Kante është i dëmtuar, por klubet janë në negocime me menaxherin e lojtarit, me Barçën që pritet t’i ofrojë 31-vjeçarit shumën që kërkon, ndërsa bordi drejtues i Chelsea ende nuk e di se çdo të bëhet me të ardhmen e francez, edhe pse dihet se në një formë optimale Kante mund të japë shumë në fushën e lojës për Potter dhe Todd Boehly.

Related posts

Media belge me sytë nga Sidrit Guri, e vendos në 11 “bastet” e sezonit (FOTO)

Isa.Autor

Pas Carrasco dhe Gaitan, Kina zyrtarizon një tjetër blejre të çmendur dhe historike

Q.Autor

Kompanitë e basteve e shohin Conten jashtë Chelseas, bllokohen kuotat për shkarkimin e tij

Q.Autor

Leave a Comment