Futboll

Arsenal ofron 60 milionë euro për mesfushorin e Real Madrid…

Arsenal ka përgatitur një ofertë prej 53 milionë paundë, rreth 60 milionë euro, për të marrë Luka Modric nga Real Madrid, pasi kroati po mendon të largohet nga “Bernabeu”. “Topçinjtë” kanë nevojë për përforcime në mesfushë dhe sipas “Don Balon”, Arsene Wenger ka vendosur të investojë për të marrë mesfushorin kroat. Modric ka luajtur më parë në Premier League me fanellën e Tottenham dhe gjithashtu Liverpool është gati të investojë për të marrë shërbimet e 32-vjeçarit.

Image result for luka modric

Wenger kërkon me çdo kusht një mesfushor për t’ia bashkuar Granit Xhaka dhe Aaron Ramsey, duke qenë se Jack Wilshere do të largohet sepse i përfundon kontrata. Modric, pasi ka fituar tre herë trofeun e Champions League në Madrid, duket se i ka kërkuar largimin presidentit Florentino Perez për të gjetur ambicie të reja në atë që do të jetë etapa e fundit e karrierës së tij. Veç Arsenal dhe Liverpool pritet të ketë skuadra të tjera që janë gati të investojnë te kroati, pavarësisht se ai është 32 vjeç. Real Madrid do të pranonte shitjen e tij, pikërisht për 60 milionë euro.

Related posts

Shqiptarët s’harrojnë origjinën, klubi i themeluar nga emigrantët korr suksese

Sadik.Autor

PRAPASKENA/ REALI duhet të nxitojë për MBAPPE, zbulohet shkaku kryesor

Isa.Autor

SARRI E NIS SUKSESSHËM/ Chelsea dhuron klas dhe spektakël me 3 adoleshentë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment