Futboll

Sadio Mane: Jam i bindur se Liverpool mund të fitojë Champions League

Sadio Mane synon triumfin e Champions League, duke folur për Sport Bild ai beson se mund ta fitojë kompeticionin me Liverpool për të parën herë që prej 2005.

“Tashmë kanë mbetur pothuajse vetëm ekipe elitare. E dimë shumë mirë se nëse duam të bëhemi kampionë duhet të mposhtim kampionët,” shprehet ai.

“Kemi kualitetin për të mundur këdo. Dhe do të mundohemi ta bëjmë këtë gjë.

“Përse të mos jetë Liverpool në krye të 2018? Duam të fitojmë Champions League. Jam i bindur se mund ta bëjmë për të parën herë prej 2005.”

Mane, i cili ka kontribuar me tetë gola në Premier League dhe gjashtë të tjerë në Champions League, është shprehur se ai është shumë i lumtur me dy kolegët e sulmit Salah dhe Firmino.

“Sekreti ynë është si gjithmonë në futboll. Çelësi është kur e gjithë skuadra punon së bashku.

“Mesfusha jonë, mbrojtësit dhe portieri e bëjnë më të lehtë për ne të luajmë futboll sulmues.

“Të gjithë këtu janë të dashuruar pas Klopp. Ai është gjithmonë pozitiv. Ai është një trajner i veçantë. Për mua një nga më të mirët.”

Related posts

“DO TË JETË NJË SFIDË E VËSHTIRË NDAJ VERONËS”/ Conte: Do të flas me drejtuesit e klubit sepse…

Delo.autor

“EKIPI KA NEVOJË PËR LOJTARË”/ Egbo: Jam krenar! Nuk jam mërzitur fare, do të synojmë…

Delo.autor

Challandes: Mendoj për Nations League, rezultati i vëllazërores në plan të dytë

Sadik.Autor

Leave a Comment