Futboll Sport

“TALISMANI” UZUNI/ “Pichichi” i La Liga 2 dhe i ngjashëm me Lewandowskin

Prestigjiozja spanjolle “Marca”, i ka rezervuar një hapësirë të veçantë këtë të hënë sulmuesit shqiptar, Myrto Uzuni, pjesë e Granadas në La Liga 2”. Më titullin “Uzuni, “Pichichi” dhe i “talisman”, shkrimi i “Marca”-s analizon përformancat e sulmuesit të lindur në Berat dhe ndikimi e tij në ekipin andaluzian.

“Uzuni zbarkoi në “Los Cármenes” pa krijuar pritshmëri të mëdha. Emri i tij nuk bëri jehonë, por shqiptari nuk vonoi të shfaqte cilësisë e tij, duke fituar zemrat e tifozëve.

Një potencial i fshehur, që u shfaq me prepotencë në këtë sezon, siç dëshmohet nga 17 golat e tij, që përbëjnë 50% të golave të shënuar nga Granada.

Shqiptari është golashënuesi më i mirë në La Liga 2 me gjashtë gola më shumë se Raúl García i Mirandésit, ndjekësi i tij më i afërt.

Gola që përkthehen edhe në fitore për skuadrën “bardhekuqe”, e cila gjithmonë merr tri pikë kur Uzuni “shpon” portën rivale, gjë që tregon rëndësinë e futbollistit në skuadrën e Paco López.

Myrto Uzuni ka shënuar në dhjetë ndeshje të ndryshme të kampionatit dhe sa herë ka e ka dërguar topin në rrjetë rezultati ka qenë i njëjtë: triumf për Granadën.

Përveç kësaj, beratasi ka zhbllokuar rezultatin në shtatë ndeshje ku ka shënuar, duke i hapur rrugën fitores së andaluzianëve.

Uzuni i ka siguruar Granadës gjithsej 20 pikë me golat e tij, duke nënshkruar mesatarisht një gol çdo 105 minuta. Mund të krahasohet për nga efikasiteti me Lewandowkin, që shënon çdo 102 minuta.”

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Juventus-Malmo. Rezultati 1-0

Delo.autor

TË PAPËRMBAJTSHËM “DJAJTË E KUQ”/ Greenwood nëshkon Aston Villan me një “RAKETË” (VIDEO)

Delo.autor

Klose kthehet te Bayern: Mezi po pres të filloj nga puna

Sadik.Autor

Leave a Comment