Futboll Sport

REFLEKTON INTERI/ Lukaku fut në mendime drejtuesit, huazimi nuk është më i sigurt

Romelu Lukaku mbetet një temë e hapur në Milano. Rikthimi i tij nuk po jep frytet që të gjithë shpresonin: 10 ndeshje në Serie A, 1 gol 1 asist në 462 minuta dhe një ndeshje një gol në Champions.

Shifrat e belgut flasin qartë, Lukaku nuk është ai i dikurshmi, kjo e kushtëzuar shumë edhe nga dëmtimet, apo forma fizike jo e mirë.

Sulmuesi është shfaqur edhe nervoz në fushën e lojës, si në ndeshjen e fundit kundër Sampdoria-s që u kap nga kamerat duke debatuar me Barella-n.

Lukaaaa

Këto shifra dhe ky rendimet ka bërë që drejtuesit e Inter të mos e kenë prioritet shtyrjen e huazimit për një tjetër vit. Tek Inter, por edhe Chelsea, kryqëzojnë gishtat që Lukaku të rikthehet shpejt.

Related posts

Leipzig-Augsburg, e premtja është e zezë për ekipin udhëtues

Q.Autor

ÇËSHTJA UZUNI/ Drejtori i Granadës për situatën e sulmuesit shqiptar: Kërkon largimin

F.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Djali i Rudi Vatës realizon nga një kënd i pamundur dhe i jep fitoren Celtic B (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment