Futboll Sport

LLORIS PRANË “SKADENCËS”/ Tottenham “ndjek” një tjetër kampion bote

Ish-kampioni i botës me Francën në vitin 2018, Hugo Lloris tashmë 36-vjeçar nuk ofron më sigurinë e mëparshme dhe te Tottenham po mendojnë për një emër të ri si “gardian” të portës.

Sipas mediave, ndër më të preferuarit e bordit të Spurs është një tjetër kampion bote e më konkretisht, argjentinasi Emiliano Martinez, me 30-vjeçarin që u shpall kampion bote me “albiceleste”-t, në Botërorin e Katarit 2022, ku u fitoi dhe çmimin si portieri më i mirë i kompeticionit.

Përvoja dhe cilësia që Martinez ofron pëlqehet shumë nga tekniku Conte dhe tashmë e vetmja gjë e mbetur është gjetja e “gjuhës” së bashkëpunimit mes 2 klubeve.

Related posts

SKANDALI/ Foli shqip me familjarët, Alioskin e largojnë nga restoranti në Maqedoni

F.autor

HISTORIKE! Luiza Gega shpallet Kampione Europe dhe vendos rekord kontinental

F.autor

FORMULA 1/ Piloti Bottas: Pas asaj gare, fytyra e Hamilton dukej sikur ishte në funeral

Delo.autor

Leave a Comment